Episodios

  • Kybalion, Filosofia Hermetike nga Tre Nismëtarët | Audiolibër Shqip | Ep1
    Apr 5 2024

    "Parimet e së Vërtetës janë Shtatë; ai që i njeh këto, me kuptueshmëri, posedon Çelësin Magjik përpara prekjes së të cilës hapen të gjitha Dyert e Tempullit." -Kybalion Vizito https://ionweb.synergize.co/ për të shkarkuar falas librin pdf.

    Más Menos
    1 h y 20 m
  • Jnana Gita nga Jiri Vaçek | Vetë-Realizimi | Audiolibër i Plotë Shqip
    Dec 24 2023

    Jnana Gita - e njohur ndryshe si Jnana Yoga - është një nga tre rrugët drejt mokshës (lirisë, daljes nga cikli i vdekjes dhe rilindjes); Ajo është rruga drejt vetë-realizimit, një praktikë shpirtërore e cila merret me pyetjet si "Kush jam Unë?", "Prej nga jam Unë?", "Cili është qëllimi i jetës në këtë sferë?", etj. Ky është libri i parë brënda disa koleksione esesh të mësuara dhe shkruara nga vetë Jiri në një prej librave të tij, titulluar "Një Grusht Plotë me Gurë të Çmuar". Student direkt i Ramana Maharshit, Jiri ndan hirin që vjen duke e ekspozuar veten në të tilla mësime me të gjithë ata studentë të vërtetë, që me të vërtetë aspirojnë për të përjetshmen, pandryshueshmen, ashtu siç u mësua nga vetë Ramana Maharshi, një mësues i vetë-realizuar. Jiri udhëzon studentin rreth praktikës direkte të realizimit të Vetes, që është gjithçka, dhe që pa të cilën asgjë nuk është. Mësuesi të tregon rrugën, të udhëzon, hapat duhet medoemos të ndërmerren nga vetë studenti me vullnet të plotë dhe ndjekje të palodhur nëse Liria nga e përkohshmja dhe njohja, qëndrimi në Vete, që është e përjetshmja, e pandryshueshmja, është ajo që një ka mall për. Por, shiko, mos u kap në kurthin se ti duhet të bësh gjithë këto gjëra për të kuptuar, realizur veten, sepse ti je tashmë Ajo për të cilën ti po kërkon; ose thënë ndryshe, siç shumë mësues shpirtërorë theksojnë, "Ajo që ti po kërkon është Ajo e cila po kërkon." Jiri e thekson këtë gjithashtu, në një mënyrë të ngjashme me mësimet Taoiste. Ai thotë si në vijim: "Atje nuk ka asnjë rrugë, asnjë kërkim e as qëllim të saj dhe as kërkues. Të gjitha këto janë vetëm iluzione mendore. Hiqe qafe mëndjen, qëndro ashtu siç ti je dhe qëllimi është arritur. Mos kërko asgjë, mos prit për asgjë. Kërkimi dhe pritja janë gjëndje shpirtërore që të pengojnë të kuptosh të Vërtetën. Ai që kërkon dhe pret asnjëherë nuk do të gjejë dhe asnjëherë nuk do të shohë përmes. "Hesht dhe dije se ti je Zoti". Iluminizmi arrihet duke e realizuar atë dhe jo duke kërkuar. Gjithçka që ti kërkon është tashmë këtu, tani, dhe nuk ka pasur asnjëherë një moment që kjo të mos jetë e tillë." Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit https://ionweb.data.blog/perkthyer-shqip

    Más Menos
    56 m
  • Mësimet e Panjohura të LAO TZU nga Hua Hu Ching | Audiolibër i Plotë Shqip
    Dec 2 2023

    Libri ndjek parimin taoist të "varkës së zbrazët" për të ndihmuar dëgjuesit drejt një kuptimi më të thellë të universit. Një burim i shkëlqyer për këdo që është i interesuar, që dëshiron të zgjerojë këndvështrimet e mënyrës së të parit Universin dhe misteret e tij të shumta, dhe të mësojë më shumë rreth Zen, Taoism dhe filozofisë Lindore. Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit https://ionweb.data.blog/perkthyer-sh... Thënie nga Libri: "Në kohët e lashta, shkenca të ndryshme holistike u zhvilluan nga qënie shumë të zhvilluara për të mundësuar evolucionin e tyre dhe të tjerëve. Këto arte delikate u krijuan përmes lidhjes së mëndjeve individuale me mëndjen universale. Këto ende u mësohen nga mësuesit tradicionalë atyre që shfaqin virtyt dhe dëshirë për të ndihmuar të tjerët. Studenti që kërkon dhe studion këto mësime, nxit evolucionin e njerëzimit si dhe shpalosjen e saj shpirtërore. Studenti që i shpërfill këto pengon zhvillimin e të gjitha qënieve." -Mesimet e Panjohura te LAO TZU [54/81]

    Más Menos
    1 h y 40 m
  • 5 Themele Kryesore & 3 Ide Orientuese nga Adyashanti
    May 22 2023

    EP1: Pesë themelet janë një mjet për të mbledhur të gjitha burimet e tua të brendshme - trupin, mendjen dhe shpirtin - dhe për t'i fokusuar ato në një mënyrë të unifikuar drejt aspiratës tënde më të lartë. Nuk mund ta mbitheksoj rëndësinë e të paturit një fokus të qartë të unifikuar, zemër të sinqertë dhe një dëshirë të palëkundur për të mos mashtruar me vetëdije veten ose të tjerët.

    Pesë Themelet janë një mjet për të jetuar dhe manifestuar natyrën përfundimtare të Realitetit në jetën e përditshme.


    EP2: Është shumë e lehtë të humbasësh shumë kohë dhe energji kur ndjekjet spirituale të dikujt degradohen në rrugë të rrugëve që kanë pak ose aspak lidhje me zgjimin spiritual. Tre idetë orientuese ofrojnë kuadrin konceptual mbi të cilin mbështetet mësimi dhe orientojnë mendjen drejt parimeve kyçe që kanë të bëjnë me zgjimin spiritual.

    Más Menos
    34 m
  • 3 Minuta Per Veten /Meditim
    May 22 2023

    Nuk ke nevoje te besh ndonje gje, thjesht qetesohu dhe ndergjegjesohu per ambientin qe te rrethon.

    Más Menos
    3 m
  • Mendja dhe Cilesite e Saj nga Swami Sivananda
    May 22 2023

    Krijuesi është Fryma Vitale kozmike. Ai përfaqëson shtëpinë elektrike, kozmike, të energjisë. Jivat ((Shpirtrat Individual)) të ndryshëm përfaqësojnë llambat e vogla, të ndryshme. Energjia elektrike rrjedh nga centrali përmes telave të izoluar të bakrrit nëpër llamba. Në mënyrë të ngjashme, fuqia nga Krijuesi derdhet në Shpirtrat Individual.

    Más Menos
    41 m
  • Karma Yoga nga Swami Vivekananda
    May 22 2023

    Ne jemi përgjegjës për atë që jemi; dhe çfarëdo që dëshirojmë të jemi, ne kemi fuqinë ta bëjmë veten. Nëse kjo që jemi tani ka qenë rezultat i veprimeve tona të së shkuarës, sigurisht që rrjedh se çfarëdo që dëshirojmë të jemi në të ardhmen mund të prodhohet nga veprimet tona të tanishme; kështu që ne duhet të dimë si të veprojmë.

    Más Menos
    23 m
  • Është e gjitha vetëm një ëndërr nga OSHO
    May 22 2023

    EP1: Atisha është një nga mjeshtrit e rrallë, i rrallë në kuptimin që ai u mësua nga tre mjeshtër të ndritur. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, dhe kurrë më pas. Të jesh dishepull i tre mjeshtërve të ndritur është thjesht e pabesueshme -- sepse mjafton një mjeshtër i ndritur. Por kjo histori, se ai u mësua nga tre mjeshtër të ndritur, ka gjithashtu një rëndësi metaforike. Tre mjeshtrit me të cilët Atisha qëndroi për shumë vite ishin: së pari, Dharmakirti, mistik i madh budist. Ai i mësoi atij pamendjen, i mësoi boshllëkun, e mësoi se si të ishte i pamenduar, ai e mësoi se si të hiqte të gjithë përmbajtjen nga mendja dhe të ishte i kënaqur. Mjeshtri i dytë ishte Dharmarakshita, një tjetër mistik budist. Ai i mësoi atij dashurinë, dhembshurinë. Dhe mjeshtri i tretë ishte Yogin Maitreya, një tjetër budist mistik. Ai i mësoi atij artin e marrjes së vuajtjeve të të tjerëve dhe përvetësimit të tyre në zemrën e tij: dashurinë në veprim. Atisha u bë nxënësi Dharmakirtit. Dharmakirti i tha: "Unë do të të mësoj parimin e parë. Dhe për të dytën do të shkosh te Dharmarakshita, dhe për të tretën te Yogin Maitreya. Në këtë mënyrë ti do të njohësh të tre fytyrat e realitetit përfundimtar, tre fytyrat e Zotit -- Triniteti, TRIMURTI. Atisha mësoi zbrazëtinë nga Dharmakirti, dhembshurinë nga Dharmarakshita - artin femëror të të qenit i dashuruar me ekzistencën dhe nga Yogin Maitreya ai mësoi se si ta shndërroj energjinë më të ulët në energji aktive, në mënyrë që dashuria të bëhet aktive.

    EP2: Ekzamino natyren e kesaj Vetedije. Duke pare kete, nje buzeqesh. Ne po jetojme ne nje enderr, edhe kur mendojme se jemi zgjuar. E gjithe jeta jote deri me tani ka qene qesharake, absurde. Ti ishe panevojshmerisht e friksuar, panevojshmerisht lakmitar, panevojshmerisht duke vuajtur. Ti ishe duke jetuar ne nje makth dhe ishte i gjithe krijimi yt.

    Más Menos
    17 m