TIA PODCAST Podcast Por Led Azemaj arte de portada

TIA PODCAST

TIA PODCAST

De: Led Azemaj
Escúchala gratis

Ciencias Sociales Filosofía
Episodios
  • Kybalion, Filosofia Hermetike nga Tre Nismëtarët | Audiolibër Shqip | Ep1
    Apr 5 2024

    "Parimet e së Vërtetës janë Shtatë; ai që i njeh këto, me kuptueshmëri, posedon Çelësin Magjik përpara prekjes së të cilës hapen të gjitha Dyert e Tempullit." -Kybalion Vizito https://ionweb.synergize.co/ për të shkarkuar falas librin pdf.

    Más Menos
    1 h y 20 m
  • Jnana Gita nga Jiri Vaçek | Vetë-Realizimi | Audiolibër i Plotë Shqip
    Dec 24 2023

    Jnana Gita - e njohur ndryshe si Jnana Yoga - është një nga tre rrugët drejt mokshës (lirisë, daljes nga cikli i vdekjes dhe rilindjes); Ajo është rruga drejt vetë-realizimit, një praktikë shpirtërore e cila merret me pyetjet si "Kush jam Unë?", "Prej nga jam Unë?", "Cili është qëllimi i jetës në këtë sferë?", etj. Ky është libri i parë brënda disa koleksione esesh të mësuara dhe shkruara nga vetë Jiri në një prej librave të tij, titulluar "Një Grusht Plotë me Gurë të Çmuar". Student direkt i Ramana Maharshit, Jiri ndan hirin që vjen duke e ekspozuar veten në të tilla mësime me të gjithë ata studentë të vërtetë, që me të vërtetë aspirojnë për të përjetshmen, pandryshueshmen, ashtu siç u mësua nga vetë Ramana Maharshi, një mësues i vetë-realizuar. Jiri udhëzon studentin rreth praktikës direkte të realizimit të Vetes, që është gjithçka, dhe që pa të cilën asgjë nuk është. Mësuesi të tregon rrugën, të udhëzon, hapat duhet medoemos të ndërmerren nga vetë studenti me vullnet të plotë dhe ndjekje të palodhur nëse Liria nga e përkohshmja dhe njohja, qëndrimi në Vete, që është e përjetshmja, e pandryshueshmja, është ajo që një ka mall për. Por, shiko, mos u kap në kurthin se ti duhet të bësh gjithë këto gjëra për të kuptuar, realizur veten, sepse ti je tashmë Ajo për të cilën ti po kërkon; ose thënë ndryshe, siç shumë mësues shpirtërorë theksojnë, "Ajo që ti po kërkon është Ajo e cila po kërkon." Jiri e thekson këtë gjithashtu, në një mënyrë të ngjashme me mësimet Taoiste. Ai thotë si në vijim: "Atje nuk ka asnjë rrugë, asnjë kërkim e as qëllim të saj dhe as kërkues. Të gjitha këto janë vetëm iluzione mendore. Hiqe qafe mëndjen, qëndro ashtu siç ti je dhe qëllimi është arritur. Mos kërko asgjë, mos prit për asgjë. Kërkimi dhe pritja janë gjëndje shpirtërore që të pengojnë të kuptosh të Vërtetën. Ai që kërkon dhe pret asnjëherë nuk do të gjejë dhe asnjëherë nuk do të shohë përmes. "Hesht dhe dije se ti je Zoti". Iluminizmi arrihet duke e realizuar atë dhe jo duke kërkuar. Gjithçka që ti kërkon është tashmë këtu, tani, dhe nuk ka pasur asnjëherë një moment që kjo të mos jetë e tillë." Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit https://ionweb.data.blog/perkthyer-shqip

    Más Menos
    56 m
  • Mësimet e Panjohura të LAO TZU nga Hua Hu Ching | Audiolibër i Plotë Shqip
    Dec 2 2023

    Libri ndjek parimin taoist të "varkës së zbrazët" për të ndihmuar dëgjuesit drejt një kuptimi më të thellë të universit. Një burim i shkëlqyer për këdo që është i interesuar, që dëshiron të zgjerojë këndvështrimet e mënyrës së të parit Universin dhe misteret e tij të shumta, dhe të mësojë më shumë rreth Zen, Taoism dhe filozofisë Lindore. Përkthyer dhe narratuar nga Ledion Azemaj. Shkarko versionin pdf të librit https://ionweb.data.blog/perkthyer-sh... Thënie nga Libri: "Në kohët e lashta, shkenca të ndryshme holistike u zhvilluan nga qënie shumë të zhvilluara për të mundësuar evolucionin e tyre dhe të tjerëve. Këto arte delikate u krijuan përmes lidhjes së mëndjeve individuale me mëndjen universale. Këto ende u mësohen nga mësuesit tradicionalë atyre që shfaqin virtyt dhe dëshirë për të ndihmuar të tjerët. Studenti që kërkon dhe studion këto mësime, nxit evolucionin e njerëzimit si dhe shpalosjen e saj shpirtërore. Studenti që i shpërfill këto pengon zhvillimin e të gjitha qënieve." -Mesimet e Panjohura te LAO TZU [54/81]

    Más Menos
    1 h y 40 m
Todavía no hay opiniones